Transmetuar më 26-06-2026, 21:44

TIRANË – Një 18-vjeçar është shoqëruar nga Policia pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh në zonën e Babrrusë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, kur autori i dyshuar ka qëlluar drejt një subjekti të mbyllur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, duke bërë të mundur kapjen e tij rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet R. M., rreth 18 vjeç, është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit