Transmetuar më 26-06-2026, 20:21

TIRANË – Ka nisur protesta e 27-të radhazi kundër qeverisë, ku qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kabinetit qeveritar dhe duke artikuluar akuza për korrupsion, mungesë llogaridhënieje dhe krizë të përfaqësimit politik.

Ashtu si në tubimet e mëparshme të ashtuquajturit "Revolucioni Flamingo", protestuesit mbanin pankarta me mesazhe politike dhe qytetare drejtuar qeverisë dhe klasës politike.

Mes sloganëve të shfaqur në protestë ishin:

"35 vite pushtet, 3 emra, 1 fat: Llogaridhënie." "Europa mbështet demokracinë, jo korrupsionin." "Shqipëria nuk është në shitje." "O Ramë, nuk shkohet në Europë si Putini dhe Xi." "Nuk ju mjaftuan 36 vite në kurrizin e shqiptarëve, zotërinj PUSHT-etarë?"

Gjatë protestës, pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve shtetërore, duke akuzuar qeverinë, Kuvendin dhe klasën politike për mungesë transparence, mosllogaridhënie dhe largim nga shqetësimet e qytetarëve.

Tubimi po zhvillohet para Kryeministrisë nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit