Transmetuar më 26-06-2026, 19:01

PRISHTINË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet nesër, duke nisur nga ora 11:00, për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Sipas njoftimit të KQZ-së, pika kryesore e rendit të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare të procesit zgjedhor, duke i hapur rrugë fazave të mëtejshme për konstituimin e legjislaturës së re dhe formimin e institucioneve.

Bazuar në rezultatet paraprake të publikuara deri më tani, ndarja e mandateve është si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 53 deputetë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 deputetë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 deputetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 deputetë

Shpallja e rezultateve përfundimtare nga KQZ pritet të formalizojë përbërjen e Kuvendit të ri dhe të nisë procedurat kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit