Transmetuar më 26-06-2026, 18:00

GJIROKASTËR – Moti i keq me erë të fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Gjirokastër, ku disa pemë janë rrëzuar në rrugë dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në disa segmente.

Sipas informacioneve paraprake, pemët janë rrëzuar në lagjen Granicë dhe në zonën e Viruos, duke sjellë vështirësi të përkohshme në lëvizjen e automjeteve dhe devijim të trafikut.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur largimin e pemëve nga rruga dhe normalizimin gradual të qarkullimit.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale në automjete. Gjendja në zonë është kthyer në normalitet pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit