Transmetuar më 26-06-2026, 17:54

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka shpallur datën 26 qershor festë kombëtare, pas fitores historike të kombëtares së futbollit ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 2026, rezultat që i siguroi “La Tri” kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.

Ekuadori triumfoi 2–1 në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin New York–New Jersey, me golat e Nilson Angulo në minutën e 9-të dhe Gonzalo Plata në minutën e 77-të, duke përmbysur një nga favoritët e turneut dhe katër herë kampionët e botës.

Pas ndeshjes, presidenti Noboa reagoi në rrjetet sociale, duke përgëzuar ekipin kombëtar për arritjen dhe duke njoftuar vendimin për ta shpallur të nesërmen ditë pushimi në të gjithë vendin. Sipas tij, kjo fitore përfaqëson një moment krenarie dhe uniteti për qytetarët ekuadorianë.

Dekreti presidencial parashikon pezullimin e aktivitetit në sektorin publik dhe privat, ndërsa garantohen shërbimet bazë si energjia, shëndetësia dhe transporti.

Me këtë fitore, Ekuadori siguron kalimin në fazën e 1/16-ave të turneut, duke regjistruar një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit