

Tiranë – Partia Demokratike do të zhvillojë më 1 korrik, në orën 18:00, mbledhjen konstituive të Këshillit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj të strukturave kryesore të partisë.
Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës janë parashikuar zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe diskutimi i çështjeve të tjera organizative.
Në kuadër të riformatimit të strukturave drejtuese, priten zgjedhje edhe për postet kryesore të partisë, të cilat aktualisht mbahen nga Flamur Noka si sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi ushtrojnë funksionet e nënkryetarëve.
Në njoftimin drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, drejtuesit e PD-së i kanë uruar të zgjedhurit për mandatin e tyre në institucionin më të lartë drejtues të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në mbledhjen konstituive.
Rendi i ditës:
Zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar; Zgjedhja e Kryesisë së Partisë Demokratike; Të tjera.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






