

Tiranë – Janë publikuar rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026, ku mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan testimit të zhvilluar më 16 qershor.
Sipas të dhënave zyrtare, 241 maturantë janë vlerësuar me notën maksimale 10.00, ndërsa 645 nxënës nuk e kanë kaluar provimin. Nota mesatare në rang kombëtar rezulton 6.74.
Maturantët mund të verifikojnë rezultatet e tyre duke kontrolluar listën e publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Për të parë rezultatet e plota:
Rezultatet e provimit të Matematikës – Matura Shtetërore 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






