Transmetuar më 26-06-2026, 14:24

Tiranë – Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si "Neomalësorja", ka reaguar publikisht kundër projektit të parashikuar për ndërtimin e disa digave në lumin e Currajve, në zonën e Nikaj-Mërturit, duke bërë thirrje për mobilizim në mbrojtje të kësaj pasurie natyrore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku u shpreh se lumi i Currajve po përballet me rrezikun e betonizimit dhe se çdo ndërhyrje në këtë ekosistem është e pajustifikueshme.

“Lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave. Kjo nuk duhet të lejohet. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhyrje në atë lumë të egër është e pajustifikueshme”, shkruan deputetja.

Ajo u bëri thirrje organizatave mjedisore, banorëve të zonës dhe aktivistëve të angazhohen për mbrojtjen e lumit, duke e cilësuar atë një pasuri të çmuar natyrore.

“U bëj thirrje organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të gjelbër të organizohen dhe ta kenë në vëmendje këtë pasuri natyrore. Nuk ka pasur kurrë kohë më të mirë për të vepruar”, theksoi Koçeku.

Deputetja, e cila së fundmi është distancuar publikisht nga Partia Socialiste, ka shprehur edhe më herët qëndrime kritike ndaj projekteve që, sipas saj, cenojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit