

Fier – Një aksion i befasishëm i Policisë së Burgjeve në burgun e Fierit ka çuar në sekuestrimin e një telefoni celular të dyshuar si i përdorur në mënyrë të paligjshme brenda qelisë.
Sipas burimeve, pajisja është gjetur jashtë një qelie gjatë kontrolleve “blic” dhe më pas i është dërguar SPAK-ut për këqyrje dhe ekspertizë të detajuar, me qëllim verifikimin e përdorimit dhe komunikimeve të mundshme.
Dyshimet paraprake lidhen me të dënuarin Azgan Mërnica, i cili është dënuar me 35 vite burg nga Apeli për vrasjen e oficerit Novruz Cenalia në Fier.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se telefoni mund të jetë përdorur prej tij, megjithëse Mërnica ka mohuar që pajisja t’i përkasë apo të jetë përdorur nga ai.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Burgjeve (AMSEVP) në Ministrinë e Drejtësisë ka nisur verifikimet për rastin, duke dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Hetimet vijojnë për të zbuluar mënyrën se si telefoni ka hyrë në ambientet e sigurisë së lartë dhe nëse ka pasur bashkëpunim të brendshëm në këtë incident.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






