Transmetuar më 26-06-2026, 11:57

Sarandë – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së premtes në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, i drejtuar nga shtetasi francez Yacine Mechmache, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga karrexhata dhe duke u përplasur me mbrojtëset rrugore.

Nga aksidenti nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet dhe në infrastrukturën rrugore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe testimin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit. Rezultati ka rezultuar 0.00 mg/l, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim nga autoritetet policore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit