Transmetuar më 26-06-2026, 11:35

Tiranë – Ikbale Berisha Huduti është shpallur “non grata” për 15 vite në Shqipëri, pas një vendimi të marrë nga autoritetet kompetente, të cilat kanë vlerësuar se aktiviteti i saj mund të cenojë sigurinë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi është përcjellë për zbatim te Policia e Shtetit dhe strukturat e kufirit dhe migracionit.

Pas këtij zhvillimi, Ikbalja ka reaguar për herë të parë në një intervistë televizive, ku ka folur edhe për një fotografi të publikuar më herët me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Ajo ka sqaruar se fotografia është bërë në vitin 2007, gjatë një aktiviteti ku, sipas saj, ishte vlerësuar me një medalje nderi në një kontekst fetar dhe jo politik.

“Jam zgjedhur mësuesja më e mirë e Kuranit në Ballkan dhe aty ka qenë një takim i shkurtër, rreth 30 sekonda, ku kam marrë një medalje. Nuk kam asnjë lidhje politike me Iranin apo institucionet e tij,” është shprehur Huduti.

Ajo ka theksuar gjithashtu se vizitat e saj në Iran kanë qenë të rralla dhe të lidhura me aktivitete fetare, duke mohuar çdo përfshirje politike.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të vendimit për shpalljen “non grata”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit