

Kokainë dhe kanabis për shitje, arrestohet i riu në Tiranë
Tiranë – Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet, pasi dyshohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë kanabis, si dhe 930 euro të dyshuara si përfitim nga aktiviteti kriminal. Droga e fortë në tregun e zi narkotik kap vlerën e të paktën 100 mijë eurove.
Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe automjetin e përdorur nga i arrestuari.
I ndaluari është Erand Tafani, 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestua në afërsi të një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesën e tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar lëndët narkotike, paratë dhe mjetin e transportit, në cilësinë e provës materiale.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 35-vjeçari kishte siguruar lëndët narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre në doza, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytetin Studenti.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






