Transmetuar më 26-06-2026, 09:27

Tokio, Japoni – Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi të premten prefekturën Chiba, në lindje të Japonisë, duke u ndier edhe në zonat pranë Tokios. Sipas autoriteteve japoneze, nuk është lëshuar paralajmërim për cunami dhe deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të konsiderueshme.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 12:46, me epiqendrën në prefekturën Chiba dhe në një thellësi prej rreth 50 kilometrash. Agjencia raportoi një intensitet maksimal prej 4 ballësh në shkallën sizmike japoneze me shtatë nivele.

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) konfirmoi magnitudën 5.8, duke lokalizuar epiqendrën rreth 4 kilometra në jug-juglindje të Yokoshibas, në një thellësi prej 56 kilometrash.

Autoritetet theksuan se nuk ekziston rrezik për cunami, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë monitorimin e situatës. Deri në këto momente nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale të rëndësishme.

Japonia është një nga vendet me aktivitetin sizmik më të lartë në botë, për shkak të pozicionit të saj në të ashtuquajturin "Unaza e Zjarrit" e Paqësorit, ku përplasen disa pllaka tektonike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit