

Vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme gjatë ditës së premte. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës, ndërsa më pas pritet shtim i vranësirave mesatare dhe herë pas here të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të dobët në shumicën e zonave të vendit, me përjashtim të vijës bregdetare dhe, lokalisht, Ultësirës Perëndimore.
Në zonat malore të lindjes dhe jugut, reshjet mund të shoqërohen në periudha të shkurtra me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Sipas parashikimit, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin pas orëve të pasdites, duke i lënë vend motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe deti Jon do të kenë valëzim të ulët deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






