Transmetuar më 25-06-2026, 23:22

Reshjet intensive të shiut dyshohet se shkaktuan daljen nga rruga të një automjeti në aksin Kardhiq–Delvinë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

DELVINË – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në hyrje të tunelit të Skërficës, në aksin kombëtar Kardhiq–Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është favorizuar nga lagështia në asfalt, pasi zona është përfshirë nga reshje intensive shiu gjatë mbrëmjes.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në kushtet e motit të keq, duke respektuar shpejtësinë e lejuar dhe distancën e sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit