Transmetuar më 25-06-2026, 23:15

Me pankarta dhe flamuj kuqezi, pjesëmarrësit kërkuan ndryshim politik, ndërsa organizatorët njoftuan një protestë kombëtare më 27 qershor.

TIRANË – Mijëra protestues vijuan edhe këtë të enjte marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së 26-të radhazi, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si: “Shqipëria e Re”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe largimin e asaj që e cilësuan si klasa e vjetër politike. Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit e mbyllën protestën me thirrjen: “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vijimin e mobilizimit.

Sipas organizatorëve, protesta ka gjetur mbështetje edhe jashtë vendit, ku janë zhvilluar tubime të shqiptarëve në Londër, Zvicër, Holandë, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Austri dhe Norvegji.

Ndërkohë, për datën 27 qershor është thirrur një protestë kombëtare, ku organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit