Transmetuar më 25-06-2026, 22:32

Në vijim të protestës që po zhvillohet prej disa javësh në Tirana, protestuesit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme para godinës së Kuvendit, ku janë ulur në shesh dhe kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur slogane të ndryshme politike dhe sociale.

Ndër thirrjet kryesore të protestuesve janë “Shqipëria e Re”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, si dhe “Parlament analfabet”, ndërsa turma ka vijuar marshimin në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit përpara se të ndalonte para Kuvendit.

Protestuesit e kanë cilësuar tubimin si pjesë të një lëvizjeje për ndryshim politik dhe institucional në vend, duke theksuar kërkesat për një sistem më të drejtë dhe llogaridhënie më të madhe nga institucionet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit