Transmetuar më 25-06-2026, 22:00

Një incident i pazakontë është regjistruar në Fier, ku një gjarpër është futur në ambientet e një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe qytetarët.

Sipas dëshmitarëve, zvarraniku është pikasur duke lëvizur brenda ambienteve të biznesit, çka ka detyruar personat e pranishëm të largohen menjëherë për arsye sigurie.

Pas njoftimit, është ndërhyrë për largimin e gjarprit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Ky është rasti i tretë i raportuar brenda pak ditësh në Fier, duke shtuar shqetësimin e banorëve për praninë e gjarpërinjve në zona të banuara dhe pranë aktiviteteve tregtare.

Qytetarët kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar monitorim dhe masa parandaluese në zonat ku raste të tilla po raportohen gjithnjë e më shpesh.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit