

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuela është rënduar, duke arritur në të paktën 188 të vdekur.
Sipas deklaratës së kryetarit të Parlamentit, Jorge Rodríguez, nga fatkeqësia janë plagosur rreth 1 520 persona, ndërsa rreth 200 të tjerë rezultojnë ende të bllokuar nën rrënoja.
Autoritetet bëjnë me dije se të paktën 3 000 familje kanë mbetur pa banesa si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të prekura.
Venezuela u godit të mërkurën, sipas orës lokale, nga dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilët shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe ndërtesa.
Operacionet e emergjencës vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës për familjet e prekura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






