Transmetuar më 25-06-2026, 21:07

Gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para godinës së Kryeministrisë në Tirana, një nga protestuesit iu drejtua të pranishmëve me një mesazh ku vuri theksin te roli i diasporës në protestat kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, ai deklaroi se diaspora do të rikthehet sërish në Shqipëri për t’iu bashkuar protestave, duke shtuar se “kur diaspora goditet, shqiptarët ngrihen në këmbë”.

Protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në tubime, duke argumentuar se, sipas tij, mosreagimi do të çonte në largimin e mëtejshëm të shqiptarëve nga vendi.

“Nëse sot nuk dalim në rrugë, nuk do të kemi më mundësinë të shohim njeri majtas e djathtas, sepse nuk do të ketë mbetur më njeri. Nesër më shumë! Rroftë Shqipëria e lirë dhe e ndershme”, u shpreh ai në përfundim të fjalës së tij.

Protesta është pjesë e një serie tubimesh që po zhvillohen prej disa javësh në kryeqytet, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshime në drejtimin politik të vendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit