

Protesta kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë të enjte në Tirana, duke hyrë në ditën e saj të 26-të. Protestuesit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik.
Paralelisht me zhvillimin e protestës, Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 personave, të dyshuar për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, lidhur me tubimet e zhvilluara në dy ditët e fundit. Sipas policisë, protestuesit kanë bllokuar akse rrugore, duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.
Mes personave të proceduar është edhe Dritan Goxhaj.
Në të njëjtën ditë, në Konferencën e Kryetarëve, shumica parlamentare rrëzoi dy kërkesat e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me rezolutën e Parlamentit Europian dhe kërkesat e protestuesve.
Përfaqësuesit e mazhorancës argumentuan se nuk e njohin Partinë Demokratike si përfaqësuese të protestuesve, ndërsa opozita akuzoi shumicën se po shmang debatin dhe llogaridhënien për çështjet e ngritura nga qytetarët gjatë protestave.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






