Transmetuar më 25-06-2026, 18:08

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur imazhe me flamingo, shpendët karakteristikë të Lagunës së Nartës.

Ky veprim vjen në një kohë kur flamingot janë kthyer në simbol të protestave që po zhvillohen prej 25 ditësh në Tiranë, duke tërhequr vëmendje dhe duke nxitur reagime në rrjetet sociale.

Menjëherë pas këtij ndryshimi, kanë ardhur edhe reagime ironike nga figura publike. Deputetja Marjana Koçeku, e cila është distancuar nga radhët e Partisë Socialiste, ka komentuar me një postim që po qarkullon gjerësisht në rrjet.

Koçeku ka përdorur një imazh të një kulle në qendër të Tiranës, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, një projekt që në dokumentet zyrtare paraqitet si një ndërtesë me simbolikë kombëtare, por që është bërë objekt debatesh dhe kritikash publike për pamjen e saj dhe identifikimet që i janë atribuar.

Në postimin e saj, ajo e ka modifikuar imazhin duke i dhënë një sfond rozë, duke e lidhur në mënyrë ironike me ngjyrat e flamingove të zgjedhura nga kryeministri. Bashkangjitur fotos, ajo ka shkruar me ironi: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili”.

Ngjarja ka shtuar debatin në rrjetet sociale, ku simbolika e përdorur nga kryeministri dhe reagimet e opozitarëve apo ish-zyrtarëve po interpretohen si pjesë e një përplasjeje politike e komunikimi të drejtpërdrejtë përmes platformave online.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit