

Prishtinë, 25 qershor 2026 – Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh në Tiranë, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve nga Kosova në këto tubime.
Në një intervistë për emisionin “Pressing” në T7, Haradinaj u shpreh se nuk e mbështet përfshirjen e bashkëkombësve nga Kosova në zhvillimet politike të Shqipërisë dhe se, sipas tij, ata duhet të tregojnë përmbajtje.
“Po më vjen marre që i shoh bashkëkombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t’u kisha thënë njerëzve përmbahuni”, deklaroi Haradinaj gjatë intervistës.
Deklarata e ish-kryeministrit të Kosovës vjen në një kohë kur protestat në Tiranë kanë hyrë në javën e katërt, ndërsa debati politik rreth pjesëmarrjes së qytetarëve nga diaspora dhe nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë është intensifikuar.
Komentet e Haradinajt pritet të ngjallin reagime në Kosovë dhe Shqipëri, veçanërisht mes organizatorëve dhe mbështetësve të protestës, të cilët kanë argumentuar se pjesëmarrja e shqiptarëve nga rajoni përbën një formë solidariteti qytetar.
Deri më tani, organizatorët e protestës nuk kanë reaguar publikisht ndaj deklaratave të Haradinajt.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






