

Tiranë, 25 qershor 2026 – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë, pas rastit të dyshuar të helmimit të rreth 60 kursantëve të Kolegjit Profesional të Formimit Policor.
Sipas burimeve, Hita ka qenë i pranishëm në ambientet e Akademisë që në orët e para pas ngjarjes, menjëherë pasi kursantët u transportuan në Repartin Infektiv të QSUT-së për trajtim mjekësor.
Gjatë takimit emergjent, kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar analizë të plotë të situatës dhe zbardhje të menjëhershme të rrethanave që çuan në shfaqjen e simptomave shëndetësore te kursantët.
Ai ka kërkuar gjithashtu identifikimin e çdo përgjegjësie të mundshme dhe marrjen e masave ligjore ndaj personave që mund të rezultojnë të përfshirë, deri në përfundim të hetimeve institucionale.
Ndërkohë, strukturat hetimore dhe shëndetësore po vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të incidentit, përmes analizave laboratorike të ushqimeve dhe kontrolleve në ambientet e institucionit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






