

Tiranë, 25 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në bulevard, duke deklaruar se mes pjesëmarrësve ka pasur persona që, sipas tij, predikojnë urrejtje dhe nxisin qëndrime armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në postimin e tij, Rama është shprehur se nuk i drejtohet protestuesve në përgjithësi, por individëve që i ka cilësuar si “përfitues”, të cilët sipas tij deformojnë qëllimin e protestës dhe shpërndajnë mes të rinjve “helmin e urrejtjes ndaj Shqipërisë”.
Kreu i qeverisë ka publikuar edhe dy fotografi, duke pretenduar se në to shfaqen persona që, sipas tij, kanë mbajtur qëndrime ekstremiste dhe kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për ngjarje të lidhura me figura të njohura ndërkombëtare.
Në reagimin e tij, Rama i ka cilësuar këta individë si pjesë të një “teatri maskash” dhe ka akuzuar se protesta është devijuar nga qëllimi fillestar, duke u shndërruar në një platformë për mesazhe urrejtjeje dhe ndikimesh të huaja.

Screenshot

Screenshot
E plotë/ Mos u merr me protestuesit…
Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër🤡
Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh, të cilët lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë🐊🕷️🐜🦂🐍🕸️🪳
Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës👺
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






