

Lipjan, 25 qershor 2026 – Një konflikt për çështje pronësie ka përfunduar në një përplasje të dhunshme mes disa personave në qytetin e Lipjan, duke lënë pas 11 të lënduar dhe 10 persona të ndaluar nga autoritetet.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 24 qershorit, rreth orës 18:20, kur një mosmarrëveshje lidhur me një pronë është përshkallëzuar në konflikt fizik mes palëve të përfshira.
Autoritetet bëjnë me dije se në incident janë përfshirë 15 persona, të cilët fillimisht janë arrestuar për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, 11 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas veprimeve procedurale dhe konsultimit me prokurorin e çështjes, është vendosur që 10 prej të dyshuarve të dërgohen në mbajtje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore të secilit prej të përfshirëve.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e konfliktit që çoi në incidentin e dhunshëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






