Transmetuar më 25-06-2026, 08:24

Përleshje me thika mes dajës dhe nipit në Sukth, i riu përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti, rrethanat e të cilit ende nuk janë plotësisht të qarta.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

25-vjeçari ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar i plagosjes është daja i 25-vjeçarit.

Megjithatë, motivet që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta dhe autoritetet po hetojnë ngjarjen e plotë që ndodhi në një lokal të zonës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit