

Zvicra ka siguruar vendin e parë në Grupin B të Botërorit, pas fitores 2-1 ndaj Kanadasë në ndeshjen vendimtare mes dy skuadrave me pikë të barabarta.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dy ekipet që kërkonin kreun e grupit dhe një pozicion më të favorshëm në fazën eliminatore.
Protagonist i takimit u bë i riu Manzambi, i cili fillimisht asistoi në golin e Vargas dhe më pas shënoi vetë golin e dytë për Zvicrën në fillimin e pjesës së dytë.
Kanada reagoi me golin e Promis Dejvid, duke rihapur ndeshjen, por nuk arriti të gjejë rrjetën e barazimit deri në fund të takimit.
Me këtë rezultat, Zvicra mbyll grupin në vendin e parë, ndërsa Kanadaja renditet e dyta, duke siguruar gjithashtu kualifikimin për fazën tjetër të turneut.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






