

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Milot, pranë Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete të tipit “Volkswagen” dhe “Audi”.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona. Sipas informacioneve paraprake, një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tre të tjerët kanë pësuar dëmtime më të lehta.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në zonë është vështirësuar përkohësisht, deri në normalizimin e trafikut.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






