Transmetuar më 24-06-2026, 22:43

Një 20-vjeçare nga Kolumbia, e përfshirë në veprimtari prostitucioni në Shqipëri, ka dhënë një rrëfim emocional ku tregon se përtej historisë së saj personale është edhe nënë e një vajze 5-vjeçare.

Ajo shprehet se vajza e saj jeton në Kolumbi dhe kujdeset nga gjyshërit, ndërsa vetë ndodhet larg saj për shkak të kushteve ekonomike dhe nevojës për të siguruar të ardhura.

“Kam vetëm një arsye madhore se pse e bëj këtë punë. Kam një vajzë në Kolumbi dhe dua t’i jap një jetë më të mirë… Para se të jem eskortë jam një mama,” ka thënë ajo, duke theksuar se largësia nga fëmija është pjesa më e vështirë e jetës së saj.

Në rrëfimin e saj, ajo pretendon se është përballur me rrezik të vazhdueshëm dhe situata të vështira, ndërsa disa prej personave të përfshirë në këtë aktivitet, sipas saj, janë arrestuar nga autoritetet.

Nga ana tjetër, një avokate që ka ndjekur raste të ngjashme thekson se shumë prej këtyre vajzave vijnë nga kushte të vështira sociale dhe ekonomike, duke e konsideruar fenomenin më shumë si një problem social sesa penal në thelb.

Sipas saj, për shumë raste, situatat e krijuara janë pasojë e vulnerabilitetit social, varfërisë dhe mungesës së alternativave reale ekonomike.

Rasti rikthen në vëmendje debatin mbi shfrytëzimin e shtetaseve të huaja dhe qasjen institucionale ndaj fenomenit të prostitucionit në vend. TCh

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit