

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës Kavajën, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, krimi dyshohet se ka ndodhur në fshatin Agonas, ndërsa të dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë.
Gjatë konfliktit, 76-vjeçari Muhamet Rreshka dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, 74-vjeçarin Eqerem Rreshka.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në krimin e rëndë brenda familjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






