

Janë zbardhur identitetet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një konflikt brenda familjes përfundoi me vrasje.
Viktima është identifikuar si Eqerem Rreshka, 74 vjeç, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Muhamet Rreshka, 76 vjeç, vëllai i tij.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur teksa të dy ndodheshin në një zonë rurale duke punuar në arë, kur dyshohet se një konflikt mes tyre ka përshkallëzuar në përdorimin e mjetit prerës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.
Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të krimit të rëndë familjar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






