Transmetuar më 24-06-2026, 21:54

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Agonas të Kavajës, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë vëllain e tij 74-vjeçar gjatë një konflikti familjar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, teksa të dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë.

Si pasojë e plagëve të marra, 74-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e konfliktit që çuan në krimin e rëndë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi

Kavajë

Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit