

Reshjet intensive të shiut nuk kanë ndikuar në pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën që po zhvillohet në Tiranë, në ditën e 25-të radhazi të saj.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar tubimin pavarësisht përkeqësimit të motit, duke qëndruar në shesh me çadra apo edhe pa mbrojtje nga shiu.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, mes të cilave edhe “Rama ik” dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Flamuj shqiptarë dhe pankarta me mesazhe politike janë mbajtur nga pjesëmarrësit, ndërsa tubimi ka vijuar në mënyrë të pandërprerë, me fjalime nga organizatorët dhe përfaqësues të protestës që kanë bërë thirrje për vijim të qëndresës.
Pavarësisht kushteve atmosferike, pjesëmarrja në protestë ka mbetur e qëndrueshme, duke vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






