Transmetuar më 24-06-2026, 20:25

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen prej javësh në Tiranë, në ditën e 25-të të tyre.

Gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, kreu i shtetit vlerësoi rëndësinë e institucionit dhe njëkohësisht u ndal te zhvillimet aktuale në vend.

Begaj theksoi se qytetarët kanë të drejtën kushtetuese për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike, duke nënvizuar se kjo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ai shtoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit varen nga bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve, si dhe nga respektimi i shtetit të së drejtës.

Presidenti u shpreh gjithashtu se mbetet i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit institucional, në funksion të interesit publik dhe perspektivës europiane të Shqipërisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit