Transmetuar më 24-06-2026, 20:03

Në Tiranë është zhvilluar këtë të mërkurë dita e 25-të radhazi e protestës qytetare.

Qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, përpara se të marshonin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimi i qeverisë aktuale.

Sipas organizatorëve, ndër kërkesat e paraqitura prej tyre përfshihen gjithashtu krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor, si dhe hapja e një procesi të ri politik që, sipas tyre, garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tubimi ka vijuar në mënyrë paqësore, ndërsa pritet të shihet nëse protesta do të shoqërohet me zhvillime të mëtejshme gjatë orëve në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit