Transmetuar më 24-06-2026, 19:39

Anëtarë të shumtë të diasporës shqiptare që morën pjesë në protestën masive të zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë përballur me gjoba nga Policia Rrugore gjatë kthimit të tyre në vendet ku jetojnë.

Sipas raportimeve, gjobat janë vendosur në momentin e largimit të automjeteve të tyre, duke sjellë reagime dhe pakënaqësi mes protestuesve.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, janë ngritur akuza për një standard të dyfishtë, ku automjete të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministra dhe deputetë të mazhorancës, nuk janë ndëshkuar për shkelje të ngjashme të pretenduara si parkime të gabuara apo pengim të qarkullimit.

Gazetari i “News24”, Marsel Rrupi, ka kërkuar reagime nga përfaqësues të mazhorancës lidhur me këto pretendime, por nuk ka marrë përgjigje, pasi zyrtarët e kontaktuar kanë shmangur komentet.

Çështja ka ngjallur debat publik mbi barazinë e zbatimit të ligjit dhe trajtimin e protestuesve në raport me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit