

FIFA po shqyrton mundësinë e miratimit të një ndryshimi të rëndësishëm në rregulloren e penalltive në fazat me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Sipas propozimit të ri, do të hiqet sistemi aktual i hedhjes së dyfishtë të monedhës, që përdoret për të përcaktuar si rendin e ekzekutimit të penalltive, ashtu edhe portën ku ato do të gjuhen.
Në rregullin e ri, fituesi i hedhjes së monedhës do të ketë vetëm një zgjedhje: ose të gjuajë i pari, ose të përzgjedhë portën në të cilën do të ekzekutohen penalltitë.
Ndryshimi synon të thjeshtojë procedurën dhe të reduktojë elementin e rastësisë në momentet vendimtare të ndeshjeve.
Diskutimet vijnë pas rasteve të fundit në kompeticione të mëdha, ku hedhja e monedhës ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në avantazhin e një prej skuadrave gjatë serisë së penalltive.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






