Transmetuar më 24-06-2026, 18:14

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me 5 kërkesat e protestuesve të zhvilluara të hënën, ku mes tyre kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë.

Braçe thekson se, pavarësisht bindjeve të tij politike si socialist, ai nuk do të heshtë përballë nismave dhe vendimeve që shqyrtohen në Kuvend, duke deklaruar se “nuk mbyll sytë, veshët dhe gojën” për arsye politike.

Sipas tij, kërkesat e protestuesve për dorëheqje të qeverisë dhe delegjitimim të mazhorancës përbëjnë një qasje të rrezikshme që mund të cenojë stabilitetin institucional të vendit.

Ai paralajmëron se një skenar i tillë do të mund ta çonte vendin drejt “kaosit” dhe jo drejt një tranzicioni demokratik të qëndrueshëm.

Braçe shton se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, me hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, dhe se çdo destabilizim politik do të ndikonte negativisht në këtë proces.

Në deklarimin e tij të plotë, Braçe nënvizon se është dhe do të mbetet socialist, por kjo nuk e pengon të kundërshtojë atë që e konsideron qasje populiste dhe të rrezikshme për institucionet demokratike.

Ai kritikon idenë e krijimit të një qeverie teknike të dalë nga protesta, duke e cilësuar atë si jorealiste dhe të dëmshme për funksionimin normal të shtetit, duke shtuar se zgjidhjet duhet të vijnë përmes rrugëve legjitime dhe demokratike, jo përmes presionit në shesh.

Postimi i plotë i Braçes:

PAS GJITHE MESAZHEVE DJE,

KOMENTEVE, DY GJERA:

1. UNE KAM QENE SOCIALIST, JAM SOCIALIST,

DO JEM SOCIALIST-KJO GJE NUK NDRYSHON, MOS INSISTONI KOT.

Ama kjo nuk do te thote qe une kam mbyllur apo do mbyll syte, veshet, gojen dhe kam ngritur doren e miratimit;

JO! As e kam bere, as e bej e as do ta bej vec per kete shkak, nuk ndodh!

2. PO, NE PROTESTE KA AXHENDA PRIMITIVE E TE RREZIKSHME-E PARA AXHENDA POLITIKE!

Jo vetem per shkak te prezences se qarte te drejtuesve e njerezve te partive politike, por mbi te gjitha per shkak te kerkesa te qarta politike-RREZIM TE QEVERISE, DELEGJITIMIM TE MAXHORANCES!

Delegjitimim pa vote, por ne tavoline, kerkese e sjellje prej nje jete e Sali Berihes kjo, e deshtuar afermendsh.

E rreshtuar keshtu-doreheqje e Qeverise, delegjitimim i Maxhorances me goje, nga sheshi, perzgjedhje nga sheshi te 101 perfaqesuesve te pavotuar kund ne procese te ligjshme zgjedhore, zgjedhja prej tyre e ministrave te nje Qeverie Teknike qe ne nje vit nuk duhet te bej gje, por te prese formimin apo forcimin e forcave politike dhe kete, duhet ta votoj une symbyllur, eshte jo vetem utopi qesharake, por populizem primitiv dhe i rrezikshem;

NUK PASON PAQENDRUESHMERIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI-E DUAN NJEREZIT KETE?!

Nderkohe, KY VEND, kete vit-viti i sehirit sipas sheshit, eshte ne procesin e mbylljes se kapitujve ne NEGOCIATAT E ANETARESIMIT ME BASHKIMIN EVROPIAN; nga 1912 nuk ka projekt politik me te madh e me jetik per Shqiperine se ky!

Thene kete, po NE KEMI PROBLEME ME DEMOKRACINE, ZGJEDHJET, LIGJIN E LIGJSHMERINE-na i kane vene ne dukje negociatat me BE, duhet ti adresojme sa me pare ne rruge legjitimi, kurre populiste, por KTHIMI NE EPOKEN E GURIT THJESHT SE NUK FITON DOT, NUK ESHTE ZGJIDHJE!

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit