

VLORË, 24 qershor 2026 – Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e së mërkurës në zonën e Llogarasë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet, ndërsa temperaturat e larta që kanë përfshirë qarkun e Vlorës ditët e fundit mund të kenë favorizuar përhapjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit, automjeti është dëmtuar rëndë, kryesisht në pjesën e përparme, e cila është shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






