

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhet me menaxhimin e potencialeve turistike dhe trojeve në Shqipëri. Sipas liderit të opozitës, kreu i qeverisë po e trajton vendin si një pronë private dhe sulltanat të tij, duke aplikuar një sistem që ai e quajti tipik kolonial ndaj qytetarëve shqiptarë.
Berisha u shpreh se mediat kanë zbuluar një dokument të mbajtur sekret, ku sipas tij, Rama ka projektuar plot 523 resorte, hotele dhe zhvillime të tjera në zonat më të rëndësishme turistike të vendit. Kreu i demokratëve denoncoi faktin se e gjithë kjo infrastrukturë gjigante kapitale parashikohet të përjashtohet nga taksat për një periudhë 10-vjeçare, gjë që sipas tij bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtare të investimeve. Ai bëri gjithashtu një krahasim me sektorin e bujqësisë, duke thënë se Shqipëria është nga vendet e pakta ku miliarderët marrin naftë me një të katërtën e çmimit që paguajnë fermerët vendas.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






