

Kur një cigare ndizet, temperatura mund të kalojë 800 gradë Celsius. Ky proces krijon tym që përmban mijëra substanca kimike, përfshirë përbërës që njihen si toksikë ose kancerogjenë.
Shumë organizata shkencore dhe institucione kërkimore kanë theksuar se pikërisht tymi dhe produktet e djegies përbëjnë burimin kryesor të rreziqeve shëndetësore që lidhen me duhanpirjen.
Në një analizë të gjerë të publikuar nga Agjencia Kombëtare Franceze për Ushqimin, Mjedisin dhe Sigurinë në Punë (ANSES), bazuar në mijëra studime shkencore, vihet në dukje se mungesa e djegies është dallimi më i rëndësishëm mes cigareve dhe produkteve alternative pa tym. Studimi pohon se nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar një lidhje të qartë midis përdorimit të alternativave pa tym dhe sëmundjeve të caktuara të frymëmarrjes.
Dallimi kryesor krahasuar me pirjen e duhanit qëndron në mungesën e djegies, procesi që është burimi kryesor i substancave toksike në tymin e cigareve. Duke kaluar në alternativa, ka një ulje drastike të ekspozimit ndaj substancave të dëmshme nga 80 deri në pothuajse 100 përqind.
Kjo është arsyeja pse shumë studime i konsiderojnë ato produkte me rrezik të reduktuar krahasuar me cigaret tradicionale, veçanërisht kur përdoren nga duhanpirës të rritur që përndryshe do të vazhdonin të konsumonin cigare.
Një studim pesëvjeçar i kryer nga University College London dhe i publikuar në revistën shkencore The Lancet analizoi sjelljen e më shumë se 100,000 pjesëmarrësve gjatë periudhës 2020–2025. Studiuesit evidentuan një rritje të përdorimit të qeseve me nikotinë* nga persona që përpiqeshin të reduktonin ose të linin duhanin.
Raportet e organizatës Smoke Free Sweden tregojnë se vendi ka arritur një nga normat më të ulëta të duhanpirjes në Evropë. Studiuesit argumentojnë se disponueshmëria e alternativave pa tym ka qenë një nga faktorët që ka kontribuar në këtë zhvillim.
Për këtë arsye, përvoja suedeze po studiohet nga shumë vende që kërkojnë mënyra më efektive për të ulur numrin e duhanpirësve.
Megjithatë ekspertët theksojnë se çdo diskutim mbi produktet alternative të nikotinës duhet të shoqërohet me masa të forta për të parandaluar përdorimin nga të miturit. Politikat publike duhet të arrijnë një ekuilibër mes mbrojtjes së të rinjve dhe ruajtjes së aksesit për duhanpirësit e rritur që kërkojnë alternativa me rrezik të reduktuar**.
Megjithëse produktet alternative nuk konsiderohen pa rrezik dhe nuk rekomandohen për persona që nuk përdorin nikotinë, shumë ekspertë bien dakord se diskutimi duhet të mbështetet në provat shkencore dhe në krahasimin e rreziqeve relative.
Ndërsa kërkimet vazhdojnë, konsensusi që po shfaqet në një numër studimesh është se mungesa e djegies redukton ndjeshëm ekspozimin ndaj substancave të dëmshme që gjenden në tymin e cigareve.
*Ky produkt nuk është pa rrezik, dhe përmban nikotinë, një substancë që krijon varësi.
** Bazuar në peshën e provave në rast të një kalim të plotë nga pirja e duhanit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






