

Në kantonin Aargau është gjetur trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar Tian Rahimi, i cili ishte shpallur i zhdukur pas një aksidenti me gomone në lumin Reuss.
Sipas autoriteteve zvicerane, trupi i fëmijës u gjet në zonën e Merenschwand pas disa ditësh kërkimesh intensive.
Ngjarja ndodhi më 20 qershor, kur gomonia ku ndodhej fëmija me familjen u përplas me një pengesë në lumë dhe u përmbys pranë zonës së Mühlau. Prindërit dhe motra e tij arritën të shpëtojnë, ndërsa 5-vjeçari u mor nga rryma e fortë e ujit.
Operacionet e kërkimit përfshinë policinë, zjarrfikësit, ekipe shpëtimi, zhytës dhe dronë, si dhe vullnetarë që morën pjesë në kërkimet përgjatë lumit.
Autoritetet konfirmuan gjetjen e një fëmije të pajetë, ndërsa identiteti i tij u lidh më pas me vogëlushin shqiptar të zhdukur. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë.
Hetimet mbi rrethanat e aksidentit po vazhdojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






