

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomare Vlorë, ku një motomjet ka përplasur një këmbësore të moshuar.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja ka mbetur e dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime mjekësore bëjnë me dije se ajo ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






