Transmetuar më 23-06-2026, 21:50

Në Tirana është mbyllur protesta e ditës së 24-të para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kanë zhvilluar fjalime dhe kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi nisi fillimisht në Sheshi Skënderbej dhe më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga qytetarë të ndryshëm.

Në përfundim të aktivitetit, protestuesit u shpërndanë nën thirrjet “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për rritjen e pjesëmarrjes.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit theksuan se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e qeverisë dhe hapja e një procesi të ri politik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit