Transmetuar më 23-06-2026, 20:41

TIRANË- I riu Erlis Sina, një prej pjesëmarrësve në tubim, nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet kreut të qeverisë, duke theksuar se shqiptarët janë të bashkuar në qëllimin e tyre deri në largimin e tij nga pushteti.

Sipas Sinës, Kryeministri do të japë llogari për çdo qindarkë të vjedhur. Ai u shpreh se, Rama ka 24 ditë që mundohet të përçajë turmën duke i etiketuar sipas identiteteve të ndryshme.

“Nuk mund të jem mik i Ramës sepse ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama nuk jam si ti. 24 ditë je munduar të na përçash, je munduar të na etiketosh, si të çamëve, të grekëve apo të PD. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para. Unë jam me këtë shesh të gjithë plotë. T’i je i vetëm. Dhe kështu i vetëm do largohesh nga ajo zyrë dhe do shkosh në burg…Bëhuni bashkë, lërini përkatësitë partiake, sot ka ardhur dita të largojmë Ramës.”, ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit