Transmetuar më 23-06-2026, 20:37

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Sipas raportimeve paraprake, një automjet tip Mini Cooper me dy vajza brenda është përplasur me një Benz C Class në një kryqëzim rrugor. Pas përplasjes, Mini Cooper ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e aksidentit, dy vajzat që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga dëshmitë e para në vendngjarje dyshohet se Mini Cooper ka qenë me shpejtësi në momentin e përplasjes, ndërsa automjeti tjetër ka hyrë në kryqëzim nga ana e majtë. Megjithatë, shkaqet e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen nga ekspertët rrugorë pas hetimeve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit