

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, duke e cilësuar marrëdhënien mes dy vendeve si të avancuar në një nivel strategjik.
Sipas Ramës, në diskutime është përfshirë edhe projekti për rilindjen e Liceu Francez i Korçës, i cili, sipas tij, tashmë ndodhet në vëmendjen e presidencës franceze si një nga projektet e mbështetura pas vizitës së mëparshme të Macron në Shqipëri.
Kryeministri theksoi se vetëm një dekadë më parë do të ishte e paimagjinueshme që Shqipëria të konsiderohej partner strategjik i Francës në rajonin e Ballkanit, ndërsa sot, sipas tij, kjo marrëdhënie është forcuar ndjeshëm.
Rama e shoqëroi mesazhin e tij me foto nga takimi, duke e cilësuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe si një moment të rëndësishëm për diplomacinë shqiptare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






