Transmetuar më 23-06-2026, 20:06

Një debat i ashpër politik është zhvilluar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas raportimeve ka sulmuar publikisht ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj, duke e cilësuar si të lidhur me interesa iraniane.

Në reagim, ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ka dalë në mbrojtje të Goxhajt, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke theksuar se ai ka luftuar me armë për Kosovën së bashku me të atin.

Në deklaratën e tij, Meçollari akuzon kryeministrin Rama për politika që sipas tij kanë qenë në dëm të Kosovës, duke përmendur nisma rajonale si “Ballkani i Hapur” dhe draftet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai i konsideron këto zhvillime si të provuara dhe kundër interesit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Meçollari shton se nuk pajtohet me disa qëndrime të Goxhajt, por i cilëson ato si analiza ushtarake dhe jo politike, duke kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, po interpretohen deklaratat e tij.

Debati ka sjellë një përplasje të re në diskursin politik shqiptar, me akuza të ndërsjella për qëndrime ndaj Kosovës dhe politikës rajonale, ndërsa çështja vazhdon të prodhojë reagime në opinionin publik.

Reagimi i plotë i Meçollarit:

Edi Rama. Nuk e bën dot pis Dritan Goxhaj. Ka luftuar me armë për Kosoven, bashkë me babain e tij.

Kurse ti ke bërë Ballkanin e Hapur dhe nje draft për Asociacioionin e Komunave me shumicë serbe. Të dyja kundër Kosovës. Keto jane te provuara.

Nuk po flas për ndryshimin e kufijeve të Kosovës.

Unë nuk bie dakord me Dritanin për luftën në Iran, por këto nuk janë qëndrime politike, por analiza të karakterit ushtarak.

Po manipulon analizat ushtarake të Dritan Goxhajt për ta bërë pis atë dhe për ti shpëtuar dotëheqjes. Dorëheqja jote është e panegociueshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit