Transmetuar më 23-06-2026, 17:41

GJIROKASTËR, 23 qershor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku një mikrobuz që transportonte turistë është përplasur me një autoveturë.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet e para të siguruara nga vendngjarja, vihet re se të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit